Sport
Ben Shelton dhe Trinity Rodman i japin fund lidhjes pas dy vitesh së bashku
Reklamë e Sponsorizuar
Tenisti amerikan Ben Shelton dhe futbollistja Trinity Rodman janë ndarë pas dy vitesh lidhje, raporton gazeta britanike “Daily Mail”.
Sipas mediumit, oraret e ngarkuara profesionale dhe distanca mes tyre e kanë bërë të vështirë vazhdimin e marrëdhënies. Megjithatë, dyshja besohet se ka ruajtur raportet e mira dhe vazhdon të jetë e afërt me njëri-tjetrin.
Lajmi për ndarjen vjen pas një fundjave të vështirë për të dy sportistët në garat e tyre përkatëse.
Shelton u mposht nga Carlos Alcaraz në gjysmëfinalen e turneut ATP Finals, të zhvilluar në Torino të Italisë. Ndërkohë, Rodman dhe skuadra e saj, Washington Spirit, humbën finalen e kampionatit NWSL përballë KC Current.
Ndarja e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive dhe atyre rozë, pasi dyshja ishte një nga çiftet e njohura të sportit amerikan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: