Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Arrestohen katër persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestohen katër persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi
Katër persona janë arrestuar të martën në kuadër të një hetimi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim ndikimi dhe bashkëkryerje, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, tre nga të dyshuarit, të cilët dyshohet se kanë pasur pozita dhe role të ndryshme zyrtare si zyrtarë të Gjykatës në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, dyshohen për ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje të punësimit. Operacioni është realizuar më 24 nëntor, rreth orës 08:50, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Kontrollet sipas Policisë janë kryer në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara për një kohë të gjatë. Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterike (PC), si dhe dokumentacion relevant për nevojat e hetimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar