Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, flet kryetari i shoqatës së naftëtarëve

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, flet kryetari i shoqatës së naftëtarëve
Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar një rënie të lehtë, prej tre centësh gjatë kësaj jave, ndërsa pritet që të ketë ulje të mëtejme deri në fund të javës. Kështu ka deklaruar për KosovaPress kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Zekim Istogu, sipas të cilit çmimi i naftës aktualisht sillet nga 1.70 deri në 1.72 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.34 deri në 1.36 euro. Istogu ka thënë se mund të ketë rënie të çmimeve edhe për dy deri në tre centë deri në fund të javës, por ka theksuar se kjo varet nga zhvillimet në tregun ndërkombëtar. “Çmimi i naftës sillet nga 1.70 deri në 1.72 euro për litër, ndërsa ai i benzinës nga 1.34 deri në 1.36 euro. Gjatë kësaj jave çmimet kanë rënë për tre centë. Pritet që çmimet të bien sërish, pasi gjithçka varet nga çmimet që zhvillohen në tregun ndërkombëtar. Pres që edhe dy deri në tre centë të ketë rënie të çmimeve deri në fund të javës, por kjo nuk është e sigurt”, ka deklaruar Istogu për KosovaPress. Ai ka bërë të ditur se lëvizjet e çmimeve të derivateve varen nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë prekur sot nivelin më të ulët në 3 muaj, mes rritjes së furnizimit global dhe pritshmërive për tepricë të ofertës. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëatre, gjatë tregtimit të paradites së 24 nëntorit, nafta e papërpunuar Brent ra për 0,8 për qind, në 88,62 dollarë për fuçi, duke prekur nivelin më të ulët që nga 27 gushti. Ndërkaq, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënoi rënie prej 0,8 për qind, duke u tregtuar me 79,53 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga 10 gushti Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar