Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Media italiane: Zhegrova nuk është i paprekshëm, ja pse Juventusi mund ta shesë

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Media italiane: Zhegrova nuk është i paprekshëm, ja pse Juventusi mund ta shesë
Klubi italian, Juventusi, është i gatshëm të shqyrtojë ofertat e mundshme për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, gjatë afatit kalimtar të janarit., me synimin për të liruar hapësirë në repartin ofensiv dhe për të siguruar të ardhura për përforcimet e reja. “E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht se ka fituar më shumë hapësirë krahasuar me sezonin e kaluar, sulmuesi anësor nuk konsiderohet i pashitshëm nga Juventusi, i cili është i gatshëm të shqyrtojë ofertat e mundshme për futbollistin e Kosovës. Largimi i mundshëm i ish-futbollistit të Lille do t'u shërbente dy objektivave të klubit bardhezi: zvogëlimit të numrit të futbollistëve në krahët e sulmit dhe sigurimit të mjeteve financiare për përforcimin e skuadrës”, shkruan media italiane “Tutto Juve”. Të ardhurat nga shitja e Zhegrovës do t'i mundësonin drejtuesve të Juventusit të rrisnin buxhetin për transferime dhe të përqendronin investimet në repartet ku trajneri Luciano Spalletti e sheh të nevojshme ndërhyrjen gjatë pjesës së dytë të sezonit. “Për momentin, Juventusi nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e futbollistit kosovar, por është i gatshëm të dëgjojë ofertat që mund të mbërrijnë në janar”,shkruan media italiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar