Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Një debutues për Egnatian në ndeshjen për historinë, këtë vit i solli fat Dinamos

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 16:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një debutues për Egnatian në ndeshjen për historinë, këtë vit i solli fat Dinamos
Ndeshja e kësaj të enjte mes Egnatias dhe Linkoln Red Imps të Gjibraltarit shihet si mundësia më e mirë për rrogozhinasit që të marrin fitoren e parë në fazën e grupit të Ligës së Konferencës. Kampionët në fuqi të Superiores në këtë ndeshje do të kenë si gjyqtar një debutues në këtë fazë të turneut. UEFA ka caktuar suedezin Oskar Xhonson për të drejtuar ndeshjen që zhvillohet në “Air Albania”. AI ka marrë stemën ndërkombëtare vetëm në vitin 2025 dhe maksimumi që kishte drejtuar deri tani ishin kualifikueset në Ligën e Konferencës gjatë kësaj vere. Debutimin e tij në Europë ai e bëri i caktuar për të drejtuar Dinamon në ndeshjen ndaj Astanës në transfertë në turin e parë të kompeticionit, me ekipin shqiptar që triumfoi 4-1 pas kohëve shtesë duke u kualifikuar më tej. Markus Lundgren Klite dhe Runo Sebastian Robertson janë asistentët e tij, me Mohamed Al-Hakim si gjyqtar i katërt. Ndërkohë, në VAR do të jetë një dyshe holandeze me Ervin Blank si kryesor dhe Aleks Bos në AVAR.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar