Politikë
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri
Reklamë e Sponsorizuar
Këshilli për Legjislacionin këtë të martë ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.
Pas këtij hapi, vendimmarrja i përcillet Konferencës së Kryetarëve për miratimin final dhe vijimin e procedurave në Kuvend.
Vendimi vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte njohur të drejtën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor mbi procesin zgjedhor të 11 majit 2025.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: