Aktuale
Real Madrid – PSV, Vinicius rikthen frikën në ‘Bernabeu’
Reklamë e Sponsorizuar
Braziliani Vinicius Junior do të rikthehet në formacionin titullar për të përforcuar Real Madridin, që ka rikuperuar fuqinë e tij imponuese në Bernabeu’ dhe synon një tjetër hap drejt tetë vendeve të para në Champions League.‘Santiago Bernabeu’ është rikthyer në një fortesë të papushtueshme.
Tetë fitore në tetë ndeshje, 25 gola të shënuar dhe vetëm gjashtë të pësuar dëshmojnë ringritjen e Real Madridit, i cili ka rikuperuar autoritetin e tij në ndeshjet si vendas.
Trajneri Jose Mourinho ka arritur të shuajë pakënaqësitë që shoqëruan skuadrën gjatë muajve të parë të sezonit dhe t'i rikthejë stadiumit atë atmosferë që çdo mbrëmje evropiane e shndërron në një kërcënim serioz për kundërshtarët.
iipas meidumit spanjoll "Marca", PSV-ja do të jetë skuadra e radhës që do ta provojë këtë atmosferë.
Përballë do të ketë një Real Madrid që po përpiqet të rikthejë në formën më të mirë një prej armëve të tij më të rrezikshme, një futbollist që i ka dhuruar shumë emocione klubit në të kaluarën.
Vinicius do të rikthehet në formacionin titullar për të shtuar edhe më shumë frikën që kundërshtarët ndiejnë në Bernabeu.
“Nëse duam të luftojmë për trofe, kemi nevojë për versionin më të mirë të tij”,deklaron Thibaut Courtois.Mourinho do t'ia rikthejë vendin në formacion në një mbrëmje kur shpejtësia, aftësia për të kaluar kundërshtarët dhe shfrytëzimi i hapësirave mund të jenë vendimtare.
Real Madridi rikuperon një futbollist që, kur është në formën e tij më të mirë, shumëfishon potencialin sulmues të skuadrës dhe rrit ndjeshëm kërcënimin që ajo paraqet për kundërshtarët.
“Të gjithë mbështesim njëri-tjetrin. Ne do ta ndihmojmë çdo lojtar. Nuk është se duhet të jemi më pranë tij, sepse mendoj se është një djalë i lumtur, që e kritikon edhe vetveten dhe e di se duhet të punojë”,shprehet Courtois.
Ndryshimi i atmosferës në ‘Bernabeu’ ka qenë i dukshëm. Klima e mosbesimit që shoqëroi skuadrën për disa javë është zëvendësuar nga një lidhje e rikthyer mes tifozëve dhe futbollistëve.
Tetë fitoret radhazi në shtëpi kanë rikthyer besimin në stadium dhe kanë krijuar një skuadër që ndihet e pathyeshme përpara tifozëve të saj.
Mourinho e ka rindërtuar këtë forcë dhe tani synon ta transferojë atë edhe në arenën evropiane.Ndeshja kundër PSV-së ka një rëndësi që shkon përtej vazhdimit të serisë së fitoreve.
Real Madridi i ka fituar të katër ndeshjet e zhvilluara deri tani në Champions League dhe synon një tjetër hap drejt tetë vendeve të para, një objektiv që ende nuk e ka arritur që nga prezantimi i formatit të ri të kompeticionit.
Në edicionin e parë përfundoi në vendin e 11-të, ndërsa në të dytin në vendin e nëntë, duke u detyruar në të dyja rastet të luante në fazën e plejofit.
Shmangia e kësaj faze është një prej objektivave kryesore të Real Madridit në fazën e ligës. Fitorja e një tjetër ndeshjeje në Bernabéu do ta afronte skuadrën me kualifikimin e drejtpërdrejtë në 1/8 e finales.Mourinho dëshiron një skuadër që të rikthejë respektin dhe frikën në futbollin evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: