Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Sinner i nënshtrohet me sukses operacionit në gju

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sinner i nënshtrohet me sukses operacionit në gju
Tenisti Jannik Sinner i është nënshtruar një operacioni në gju, ndërhyrje e cila, sipas raportimeve, ka përfunduar sipas planit. Operacioni është kryer nga profesori Lasse Lempainen, ortoped finlandez dhe një prej specialistëve më të njohur në botë për ndërhyrjet kirurgjikale te sportistët. Ai e kishte vizituar Sinnerin në Milano gjatë fundjavës, ndërsa pas këtij konsultimi është marrë vendimi përfundimtar për ndërhyrjen kirurgjikale. Sipas mediumit italian, “La Gazzetta dello Sport”, tenisti italian ishte drejtuar që në muajin tetor në klinikën La Madonnina në Milano, e cila bashkëpunon me qendrën mjekësore finlandeze në Turku. Ndërhyrja ka përfshirë bandën iliotibiale, strukturën tendinoze që shtrihet përgjatë pjesës së jashtme të kofshës deri te gjuri. Tashmë, përparësia e tij është rikuperimi i plotë, pa nxituar procesin e kthimit në fushë.Data e rikthimit do të varet nga ecuria e rehabilitimit. Sipas parashikimeve, mungesa e tij mund të zgjasë nga katër deri në pesë muaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar