Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Sveçla në Japoni, takohet me homologun japonez dhe diskuton bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 12:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sveçla në Japoni, takohet me homologun japonez dhe diskuton bashkëpunimin në fushën e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është pritur në takim nga ministri japonez për Punë të Brendshme dhe Komunikim, Hisayuki Fujii, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Japoni. Sveçla në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë në sigurinë publike, shkëmbimin e të dhënave, menaxhimin e emergjencave civile dhe sigurinë kibernetike. Ai ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës. Në njoftimin e tij, Sveçla ka bërë të ditur se e ka ftuar ministrin Fujii për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet në vend dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar