Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Mbi 20 për qind kanë arritur humbjet e lejuara të energjisë elektrike në komunat veriore

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 12:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbi 20 për qind kanë arritur humbjet e lejuara të energjisë elektrike në komunat veriore
Në raportimin e bordit të ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion nga kryesuesi i Komisionit, Arben Mustafa u diskutua për humbjet e lejuara të energjisë në katër komunat veriore. Mustafa: Sa janë humbjet e lejuara në veri? “Sa janë humbjet e lejuara në veri, sepse ka një dallim në pjesën tjetër të Kosovës. Për katër komunat veriore paraqitet një përqindje më e lartë e humbjeve të lejuara sesa për komunat e tjera dhe pse është kjo? Dhe tjetra është, sa janë investimet e lejuara kapitale në veri? Cilat i keni aprovuar, sa është vlera e tyre dhe në përqindje?”, pyeti Mustafa. Sipas kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, për katër komunat veriore janë lejuar humbje prej 21.5 për qind, por ndikimi i tyre në përqindjen e përgjithshme të Kosovës është rreth 0.9 pikë përqindjeje. Gojani: 21.5 për qind është në raport me energjinë në atë pjesë “Është me rëndësi të potencohet që humbjet e lejuara, në bazë të raportit, të të ardhurave të lejuara apo të ardhurave maksimale të lejuara të FSHU-së, janë në nivelin 13.3 për qind. Mirëpo, për shkak se merret parasysh edhe pjesa e veriut të Kosovës, atëherë të ardhurat e lejuara janë në nivelin 14.28 për qind…Por 21.5 për qind është në raport me energjinë në atë pjesë. Nëse e shohim në total, i bie diku afër 0.9 për qind. Domethënë, prej 13.3 për qind që janë të lejuara, për shkak se përfshihet edhe veriu, shkon diku afër 14.3 për qind, që i bie diku mes 0.9 dhe 1 për qind”, tha ai. Pastaj Mustafa kërkoi të dijë nëse ekzistojnë matje të sakta për humbjet e energjisë në katër komunat veriore. Mustafa: A ka një matje të saktë veç për veri, veç për katër komunat veriore? “Po a ka një matje të saktë veç për veri, veç për katër komunat veriore, sa janë humbjet atje?”, pyeti Mustafa. Gojani u përgjigj se ekzistojnë të dhëna për energjinë e pranuar dhe atë të faturuar, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2025 në katër komunat veriore janë konsumuar rreth 275 gigavat-orë (GËh) energji elektrike, ndërsa janë faturuar vetëm 169 GËh. Gojani: 275 gigavat në orë energji elektrike janë konsumuar në veri në vitin 2025, janë faturuar 169 GËh “Ka matje në kuptim të energjisë e cila pranohet dhe të energjisë që faturohet. Ne e cekëm edhe në përmbledhje që diku nga 275 GWh që janë konsumuar në vitin 2025, janë faturuar 169 GWh, që i bie diku rreth 39 për qind e energjisë e cila nuk është faturuar dhe e cila është humbje. Por aty përfshihen edhe humbjet teknike, edhe humbjet komerciale”,deklaroi Gojani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar