Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

IKShPK alarmon për fruthin: 381 raste të konfirmuara në Kosovë, 45 vetëm gjatë javës së fundit

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
IKShPK alarmon për fruthin: 381 raste të konfirmuara në Kosovë, 45 vetëm gjatë javës së fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mbi 95% e personave të prekur me fruth në Kosovë janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. IKShPK ka bërë me dije se nga 16.04.2026 e deri më 22.11.2026 në Kosovë janë konfirmuar 381 raste, prej të cilave 45 vetëm në javën e fundit. Pjesa dërrmuese e të prekurve me fruth, raportohet të jenë fëmijë. IKShPK shpjegon se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Me këtë rast, Instituti ka bërë thirrje për vaksinim si masë parandaluese ndaj fruthit. “Vaksinimi në kohë është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët, por edhe komunitetin. IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin e rregullt dhe vaksinimin plotësues për fëmijët që kanë mbetur pa vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e vaksinës MMR. Gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 4,187 fëmijë të moshës 2–5 vjeç përmes aktiviteteve të vaksinimit plotësues”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se duke pasur parasysh përhapjen e fruthit, rekomandohet kujdes i shtuar për fëmijët nën moshën 12 muaj, të cilët ende nuk e kanë marrë vaksinën MMR, duke kufizuar sa të jetë e mundur ekspozimin e tyre në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar