Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kampionati i vajzave/ Teuta merr kreun pas fitores ndaj Apolonisë, fitojnë edhe Egnatia, Vllaznia & Partizani

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati i vajzave/ Teuta merr kreun pas fitores ndaj Apolonisë, fitojnë edhe Egnatia, Vllaznia & Partizani
Java e 8-të e Kampionatit të Vajzave ka sjellë ndryshime në krye të renditjes, me Teutën që ngjitet në vendin e parë pas fitores 2-0 në përballjen direkte ndaj Apolonisë. Skuadra durrsake siguroi tri pikë të rëndësishme, duke shkuar në kuotën e 21 pikëve dhe duke lënë pas Apoloninë, që mbetet me të njëjtin numër pikësh, por zbret në vendin e dytë. Në ndeshjet e tjera të javës, Egnatia regjistroi fitoren më të thellë, duke triumfuar 12-0 ndaj Lushnjës. Vllaznia fitoi 9-0 përballë Atletik Klub, ndërsa Partizani mposhti 4-0 Kinostudion. Pas javës së tetë, Teuta kryeson me 21 pikë, po aq sa Apolonia, ndërsa Partizani renditet i treti me 18 pikë. Në vijim vijnë Vllaznia me 15 pikë, Egnatia me 12, Kinostudio me 6, Atletik Klub me 3 dhe Lushnja pa pikë. Rezultatet, java 8:Lushnja 0-12 EgnatiaVllaznia 9-0 Atletik KlubKinostudio 0-4 PartizaniTeuta 2-0 Apolonia Renditja:Teuta 21 pikeApolonia 21 pikePartizani 18 pikeVllaznia 15 pikeEgnatia 12 pikeKinostudio 6 pikeAtletik Klub 3 pikeLushnja 0 pike
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar