Politikë
Andin Hoti në Kroaci takohet me homologun e tij, diskutojnë për sigurimet shoqërore dhe punësimin
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, është takuar me homologun e tij, Alen Ružić, ministër i Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale.
Hoti ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar Ružić për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës.
Pas takimit me ministrin Ružić, diskutimet kanë vazhduar edhe me përfaqësues të agjencive dhe mekanizmave institucionalë që mbulojnë fushat e përgjegjësisë së kësaj ministrie, të kryesuar nga sekretari i Kabinetit të Ministrit, Marin Šarlija.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: