Politikë
Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton FSK-në, pritet me ceremoninë më të lartë ushtarake
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë nesër vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Vizita është paraparë të nisë në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku presidentja do të pritet me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë vizitës, Shiroka-Pula do të zhvillojë edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Sipas njoftimit për media, përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të marrin pamje filmike dhe fotografi vetëm gjatë ceremonisë së pritjes së presidentes nga komandanti i FSK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: