Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kan@bisit në Shkodër me hyrje të kamufluar, 10 të arrestuar, mes tyre 2 gra

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar nga Policia e Shkodrës në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”. Hyrja e tij ishte e kamufluar brenda një magazine, ndërsa ambienti ishte pajisur me llamba për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë operacionit policor “Labirinti” u arrestuan 10 persona, ndërsa u sekuestruan rreth 2 600 bimë kanabis dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar. Në këtë operacion u arrestuan në flagrancë shtetasit: Dorjana Kovaçi dhe Migena Perçi,Agim Kovaçi, Endrit Kovaçi, Ronaldo Dule, Arben Guri, Artur Lika, Fatmir Luka, Ervin Toli, Anton Toli. DVP Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Labirinti”. Zbulohet një ambient nëntokësor me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe për përpunimin e lëndës narkotike. Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, njëri prej të cilëve rezulton i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër. Sekuestrohen rreth 2 600 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 170 kg lëndë narkotike kanabis e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Labirinti”. Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtruan kontrolle në dy objekte në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”. Gjatë kontrollit në njërin prej objekteve, një magazinë, shërbimet e Policisë zbuluan një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor. Ambienti ishte i ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë 10 shtetasit e konstatuar në këtë ambient: -D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër;-A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, të tre banues në Cërrik;-A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë;-A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan;-F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, të dy banues në Ishull-Lezhë;– E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. L., 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga DVP Shkodër. Gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe 170 kg lëndë bimore e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar