Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Zëvendësohet ambasadori në Kroaci Martin Berishaj, në vend të tij propozohet...

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Zëvendësohet ambasadori në Kroaci Martin Berishaj, në vend të tij propozohet...
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, propozoi Hasnije Ilazin për ambasadore të Kosovës në Kroacisë. Konjufca tashmë i është drejtuar Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me kërkesën që të shqyrtojë propozimin për emërimin e Ilazit në këtë pozitë diplomatike. “Në rrafshin e drejtimit institucional dhe arritjeve profesionale, znj. Ilazi ka shërbyer si Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (2021–2026), ku ka udhëhequr procese kyçe të ngritjes së cilësisë dhe përshtatjes me standardet evropiane, si dhe mban titullin Presidente Nderi e këtij institucioni.”, thuhet,veç të tjerash, në letër të Konjufcës. Ambasadori Martin Berishaj është përfolur për afera korruptive dhe u bë objekt i raportimeve në media për dyshime që lidhen me transaksione financiare që kanë të bëjnë me blerjen e energjisë elektrike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar