Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Nesër përurohet rruga “Frank Wisner” në Prishtinë, merr pjesë familja e diplomatit amerikan

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Nesër përurohet rruga “Frank Wisner” në Prishtinë, merr pjesë familja e diplomatit amerikan
Kuvendi Komunal i Prishtinës të martën do të mbajë të jashtëzakonshme për emërtimin e rrugës “Frank G. Wisner”. Emërtimi propozohet në nderim të diplomatit amerikan Frank G. Wisner, ish-emisar i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, për kontributin e tij në këtë proces dhe mbështetjen për pavarësinë e vendit. Pas miratimit të propozimit, kryetari Përparim Rama, së bashku me familjen e Frank G. Wisnerit, do të shpalosin pllakën me emrin e rrugës, në ora 11:00. Frank G. Wisner nga 2005-2008, nën administratën e George W. Bush, shërbeu si i Dërguar i Posaçëm i SHBA-së / Përfaqësues i Posaçëm i Presidentit dhe i Sekretarit të Shtetit për statusin e Kosovës. Ai punoi krah për krah me emisarin special të OKB-së, finlandezin Martti Ahtisaari, për zgjidhjen e statusit përfundimtar, proces që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Në kohën kur statusi përfundimtar i Kosovës u rikthye në krye të agjendës ndërkombëtare, Wisner ishte tërhequr nga shërbimi i jashtëm. Në nëntor 2005, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së emëroi ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaari, si të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së për Procesin e Statusit të Ardhshëm të Kosovës. Në të njëjtin vit, SHBA emëroi Wisner si Përfaqësues të Posaçëm të Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit për Statusin e Kosovës. Mandati i Wisner ishte të koordinonte qëndrimin amerikan me Grupin e Kontaktit, që përfshinte SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë, si dhe të mbështeste procesin e udhëhequr nga Ahtisaari. Nga shkurti 2006 deri në fillim 2007, zyra e Ahtisaarit organizoi rreth 17 raunde bisedimesh direkte midis delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë, si dhe krijoi grupe pune të ekspertëve për çështje si decentralizimi, mbrojtja e pakicave, trashëgimia fetare dhe tranzicioni ekonomik. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Wisner ishte ndërlidhësi kryesor amerikan. Ai lëvizte vazhdimisht mes Uashingtonit, Brukselit, kryeqyteteve kryesore evropiane, Prishtinës dhe Beogradit, si dhe ishte i pranishëm me ekipin e Ahtisaarit në çdo fazë të punës për hartimin e dokumentit. Në mars 2007, Ahtisaari ia paraqiti zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së "Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës", i shoqëruar me rekomandimin e tij që Kosova të kalonte drejt pavarësisë. Të dielën, më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme ku miratoi njëzëri deklaratën e pavarësisë, pas së cilës erdhën njohjet e para. Kujtojmë, diplomati amerikan Frank G. Wisner ndërroi jetë më 24 shkurt 2025, në moshën 86-vjeçare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar