Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Sulmet me dronë ndaj anijeve ruse, kryeministri Michal: Estonia duhet të jetë e përgatitur

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Sulmet me dronë ndaj anijeve ruse, kryeministri Michal: Estonia duhet të jetë e përgatitur
Estonia duhet të jetë e përgatitur për sulme të mëtejshme ukrainase me dronë që shënjestrojnë anijet ruse në Detin Baltik. Kështu tha sot kryeministri i Estonisë Kristen Michal në një intervistë për transmetuesin publik ERR. "Duhet të mësohemi me këtë dhe të jemi të përgatitur," tha Michal, duke iu referuar sulmeve të Ukrainës ndaj anijeve ruse në rajon. Ai u shpreh se sulme të tilla nuk janë befasuese dhe të paprecedenta, duke shtuar se Estonia e ka diskutuar mundësinë e incidenteve të mëtejshme në nivel qeveritar. Michal shtoi se Estonia dhe Finlanda duhet të jenë të gatshme për t'u përballur me incidente të tjera, përfshirë ndotjen e mundshme mjedisore. Ndryshe, ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, deklaroi të dielën se sulmi me dron ndaj anijes ruse Sparta II është pasojë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe e së drejtës së Ukrainës për t'u mbrojtur. Ai tha gjithashtu se Estonia nuk ka autorizuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore apo detare për sulme kundër Rusisë, duke shtuar se incidenti nuk përbën ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak për vendin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar