Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

​Katër vende evropiane i bashkohen nismës së Francës për Qendrën për mbrojtje ndërkombëtare IA

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Katër vende evropiane i bashkohen nismës së Francës për Qendrën për mbrojtje ndërkombëtare IA
Gjermania, Italia, Polonia dhe Suedia iu bashkuan Francës për të krijuar një qendër ndërkombëtare të inteligjencës artificiale (IA) për mbrojtjen. Lajmi u bë sot i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Francës, transmeton KosovaPress. “Gjermania, Italia, Polonia dhe Suedia njoftuan zyrtarisht synimin e tyre për t'iu bashkuar Qendrës Ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale në Mbrojtje (ICAID), gjatë konferencës së parë për themelimin e qendrës, e cila u mbajt në Rennes më 19 dhe 20 nëntor”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Qendra synon të ndërtojë një "komunitet ndërkombëtar interesi" për të shkëmbyer praktikat më të mira, për të parashikuar përparimet teknologjike dhe për të shfrytëzuar reagimet nga terreni operacional, me qëllim që zgjidhjet e bazuara në IA t'u përgjigjen sa më mirë nevojave praktike. Ministria rikonfirmoi se nisma mbetet e hapur për vende të tjera që “ndajnë të njëjtat pikëpamje”. “Përmes krijimit të ICAID-it, Franca dhe partnerët e saj synojnë të përshpejtojnë gatishmërinë në fushën e inteligjencës artificiale për të mbështetur operacionet”, tha ministria. “Hapi tjetër do të jetë bashkëpunimi me kombet pjesëmarrëse për hartimin e dokumenteve themeluese të qendrës, me synimin për të arritur kapacitet të plotë operacional gjatë vitit 2027”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar