Ekonomi
Presidentja Shiroka Pula takohet me diplomatin luksemburgas, diskutojnë për mbështetjen prej 50 milionë eurosh
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Gjatë takimit, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e këtij shteti në zhvillimin e vendit.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar kornizës së re të bashkëpunimit, përmes së cilës Luksemburgu do të vazhdojë ta mbështesë financiarisht Kosovën me 50 milionë euro për periudhën 2026–2030.
Presidentja ka theksuar se kjo mbështetje dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.
Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut në avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, si dhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: