Politikë
Nisma e re për Gjykatën Speciale në Kuvend, Çitaku: Drafti i parë pritet sot nga ekspertët
Reklamë e Sponsorizuar
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se nisma e re ligjore që lidhet me Dhomat e Specializuara pritet të dërgohet për shqyrtim në Kuvend gjatë kësaj jave.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Çitaku u deklarua para gazetarëve, duke theksuar se grupi i ekspertëve po punon intensivisht për përmbylljen e ndërhyrjeve të fundit në këtë dokument, ndërsa shprehu besimin se drafti fillestar do të dorëzohet gjatë ditës së sotme.
“Dua të ju njoftoj se brenda kësaj jave do të procedojmë në Kuvendin e Kosovës nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme se kjo nismë gëzon unitetin e plot politik dhe qytetar. Kjo nismë nuk ëshë vetëm e PDK-së, por kjo nismë ka vulën e institucioneve të Kosovës”, u shpreh ajo.
Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja e parlamentit garantoi transparencë dhe hapësirë për diskutim gjatë shqyrtimit që do t'i bëhet projektit në komisionet parlamentare.
Ajo ritheksoi se ky hap legjislativ përbën vetëm një prej mjeteve që do të vihen në shërbim të mbrojtjes dhe betejës juridike të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
“Synimi ynë është që shumë shpejt, brenda një afati sa më të shpejt, ky ligj të kalojë në të dy leximet”, shtoi ajo.
Në fund, Çitaku komentoi edhe raportet ndërfraktgjionale, duke pranuar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dallime dhe përplasje të thella politike, mirëpo sipas saj, mbi çdo mospajtim mbizotëron bashkimi rreth vlerës së shenjtë të UÇK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: