Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Nga burgu i Millosheviqit te letërsia irlandeze: Kurti zbulon librin që nuk ka mundur ta përfundojë kurrë

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 09:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë detaje nga pasioni i tij për letersinë dhe muzikën gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen e njohur irlandeze, “The Irish Times”. Intervista, e cila u botua të hënën e 23 nëntorit, u zhvillua në Dublin, vend ku kreu i ekzekutivit po merrte pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian, ndërsa biseda u përqendrua fillimisht te figura e shkrimtarit të madh Xhejms Xhojs dhe te skena muzikore irlandeze. Gazetari Jack Power, i cili zhvilloi bisedën, vuri në dukje se kreu i Qeverisë së Kosovës kishte lexuar më shumë krijimtari të Xhojsit se vetë ai. Gjatë rrëfimit të tij, Kurti tregoi se romanet “Ulysses” dhe “A Portrait of the Artist as a Young Man” i kishte lexuar në periudhën kur po vuante dënimin si i burgosur politik nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ndërsa veprën “Dubliners” e lexoi pasi fitoi lirinë. “Më ka mbetur pa lexuar Finnegans Wake, por, siç e dini, kjo nuk do të ndryshojë, sepse është një libër shumë i rëndë,” është shprehur kryeministri gjatë bisedës. Krahas librave, Kurti ndau me lexuesit edhe shijet e tij në fushën e muzikës, duke përmendur ndër të tjera grupet e njohura “The Pogues” dhe “Fontaines D.C.”, përpara se intervista të merrte një kthesë drejt zhvillimeve politike. Lidhur me procesin e integrimit evropian, ai theksoi se Kosova duhet të trajtohet dhe të vlerësohet rreptësisht në bazë të meritave të saj, duke hedhur poshtë çdo mundësi për favore. “Asnjë rrugë e përshpejtuar, asnjë derë e pasme, asnjë rrugë e shkurtër”, ka deklaruar prerazi kreu i qeverisë. Ai gjithashtu shtoi se vetë udhëtimi drejt anëtarësimit do të shërbente si një shtysë e fuqishme për të përshpejtuar reformat thelbësore në administratë, në sistemin e drejtësisë dhe në fushën e arsimit. Megjithatë, mediumi irlandez ka vënë në pah faktin se Kosova ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, duke mbetur prapa fqinjëve të saj si Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia, të cilat këtë status e kanë fituar tashmë prej vitesh. Si pengesa kryesore në këtë rrugëtim vazhdojnë të mbeten mosnjohja nga pesë vendet anëtare të bllokut evropian, si dhe çështjet e pazgjidhura në dialogun me Serbinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar