Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Besim i plotë te Xabi Alonso: Chelsea shmang vendimet drastike dhe gati lëvizjet e para në janar

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 08:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Besim i plotë te Xabi Alonso: Chelsea shmang vendimet drastike dhe gati lëvizjet e para në janar
Pavarësisht disfatës së rëndë 4-1 kundër Leeds United në elitën e futbollit anglez, drejtuesit e Chelseat kanë zgjedhur të mos nxitohen sa i përket të ardhmes së trajnerit Xabi Alonso në krye të skuadrës. Krerët e klubit londinez mbeten të vendosur për t'i dhënë kohë dhe mbështetje strategut spanjoll, me synimin për ta rikthyer ekipin te rezultatet pozitive dhe për ta nxjerrë nga kjo periudhë e vështirë. Klubi nga Stamford Bridge karegjistruar dy humbje radhazi në Premierligë, fillimisht ndaj Sunderlandit dhe së fundmi përballë Leedsit, duke zbritur në vendin e tetë të renditjes tabelore. Aktualisht, londinezët gjenden pesë pikë larg Liverpoolit, i cili mban pozitat e katërta. Megjithatë, bordi drejtues pret një kthesë të menjëhershme në lojë dhe rezultate. Në rast se kriza thellohet edhe më tej, drejtuesit do të detyrohen të analizojnë më thellësisht problematikat brenda grupit. Në kuadër të planeve afatmesme, drejtuesit e Chelseat kanë piketuar afatin kalimtar të janarit si momentin kyç për të afruar lojtarë të rinj. Përforcimet pritet të synojnë repartin e mbrojtjes dhe atij të mesfushës, me qëllim që Alonso të ketë më shumë alternativa në dispozicion. Aktualisht, skenari më i mundshëm është që trajneri spanjoll të vijojë drejtimin e skuadrës edhe përtej këtij edicioni, ndonëse gjithçka do të kushtëzohet nga ecuria dhe rezultatet në vazhdim. Sfidat e ardhshme kundër Nottingham Forestit dhe Crystal Palace do të shërbejnë si një provë zjarri për Chelsean për të dhënë sinjale reagimi, ndërsa për Xabi Alonson janë mundësia ideale për të zbutur presionin e madh mbi stolin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar