Politikë
Tiranë zyrtare kundërshton zërat: Territori shqiptar nuk është përdorur për sulmin ndaj anijes ruse
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike pretendimet se sulmi me dron detar ndaj një korvete ruse është organizuar apo nisur nga hapësira territoriale e vendit tonë.
Përmes një deklarate zyrtare për publikun, dikasteri i jashtëm ka cilësuar këto aludime si plotësisht të pavërteta dhe që bien ndesh me realitetin faktik.
“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë,” theksohet qartë në reagimin e ministrisë.
Më tej, autoritetet shqiptare kanë vënë në dukje se këto akuza janë ngritur mungesë të plotë provash të konfirmuara.
“U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur e përgjegjshmëri gjatë raportimit për çështje të një ndjeshmërie të tillë,” përfundon deklarata e institucionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: