Aktuale
Mbështetje për çlirimtarët, Sami Lushtaku thërret qytetarët e Skenderajt në protestën e nesërme
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i përgjigjen masivisht thirrjes për pjesëmarrje në protestën e cila do të zhvillohet nesër, më 1 tetor, nën moton “JO NË EMRIN TIM”.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka bërë të qartë se kjo protestë organizohet si shenjë solidariteti dhe përkrahjeje të fuqishme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Ju ftoj që nesër, më 1 tetor, të bashkohemi në protestën ‘JO NË EMRIN TIM’, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”, ka shkruar ndër të tjera ai në profilin e tij.
Për t'i mundësuar sa më shumë qytetarëve pjesëmarrjen, është organizuar edhe aspekti logjistik. Transporti nga fshatrat dhe zonat përreth do të koordinohet përmes bashkësitë lokale duke filluar nga ora 12:00, kurse nisja zyrtare e karvanit është planifikuar të bëhet në orën 13:00, nisur nga Palestra Sportive “Ilaz Kodra”.
Në fund të thirrjes së tij, kreu i Skenderajt ka përsëritur edhe një herë apelin drejtuar banorëve të kësaj zone që të bëhen bashkë në këtë tubim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: