Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Kërkoni more falje këtij populli”, Sadiku kritikon Kurtin: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Kërkoni more falje këtij populli”, Sadiku kritikon Kurtin: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Publikuar më: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Albin Kurtit lidhur me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, duke e vlerësuar atë si një dështim serioz të qeverisjes Në një postim, Sadiku ka rikthyer në vëmendje premtimet e mëhershme të Kurtit për sektorin e energjisë, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e shpenzimeve për importin e energjisë, riparimin e termocentraleve dhe subvencionet e ndara për këtë sektor. Reagimi i plotë: “Po flejna mbi qymyr”, thojke. “Rryma ka me u liru kur të vijmë në pushtet”, thojke. 1.1 miliard euro i kanë shpenzu për import të rrymës. E hala po blejnë. Qindra miliona euro thonë se i kanë investu në riparime të termocentraleve. Qindra miliona të tjera në subvencione e grante. E pas krejt këtyne miliardave, ku jemi sot? Me masa emergjente në energji. Me ndërprerje të rrymës. Me termocentrale që bien vazhdimisht prej sistemit. Pa investime serioze në kapacitete të reja prodhuese. Pa strategji të qartë. Pa vizion energjetik. Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë. Kjo nuk është veç paaftësi. Kjo është dështim i rëndë qeverisës. E më e keqja është që, pas krejt këtyne dështimeve, ende dalin e na mbajnë ligjërata për sukseset e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar