Aktuale
Humbje e madhe për mjekësinë: Ndërron jetë në moshë të re doktoresha Vlora Bunjaku Sahiti
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti mjekësor dhe familja janë tronditur nga një lajm i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të doktoreshës Vlora Bunjaku Sahiti.
Lajmin e pikëllueshëm e kanë bërë të ditur mjekët nga Mitrovica, Shkodran dhe Basri Sedijaj, përmes një njoftimi ku sqarojnë se e ndjera ishte mbesa e tyre, përkatësisht vajza e motrës.
Sipas njoftimit zyrtar të familjarëve, ceremonia e lamtumirës së fundit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 14:00, në varrezat e lagjes Dragodan.
Ndërkohë, pritjet për ngushëllime do të organizohen gjatë ditëve të shtunë dhe të diel në ambientet e Hotelit “Nartel” në Prishtinë, i vendosur në afërsi të Stacionit të Autobusëve, në lagjen Emshir.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: