Ekonomi
Transformimi rrënjësor i Kelly Osbourne, ylli i njohur shfaqet me flokë të kuq në kryeqytetin britanik
Reklamë e Sponsorizuar
Kelly Osbourne ka marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë paraqitjes së saj në edicionin e sivjetmë të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Rolling Stone UK Awards”, ngjarje kjo e cila u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Londrës.
E njohur për stilin e saj unik, artistja 42-vjeçare ka habitur publikun me një pamje krejtësisht të re, duke debutuar me flokë të gjatë me ngjyrë të kuqe dhe një estetikë më dramatike që dominoi tapetin e kuq.
Për këtë ngjarje prestigjioze, ajo kishte vendosur të vishhte një fustan elegant në ngjyrë të kaltër, realizuar nga stilistja e njohur Rebecca Vallance. Krijimi, i karakterizuar nga një dekolte e theksuar, i dha asaj një hije të veçantë glamuri dhe elegance.
Kjo pamje e freskët u shndërrua menjëherë në një ndër temat më të diskutuara të mbrëmjes, ndërsa metamorfoza e saj në stil dhe pamje të përgjithshme bëri që ajo të tërhiqte të gjitha objektivat e aparateve fotografike mes personaliteteve të pranishme.
Ceremonia “Rolling Stone UK Awards”, e cila u organizua në sallën e njohur “Roundhouse” në zonën Camden të Londrës, bëri bashkë figura të shquara të skenës muzikore, kinematografisë dhe televizionit britanik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: