Foshnja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës – rasti nën hetime
Publikuar më: 03-08-2025 01:03
Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazeta Sinjali se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.
🔙 Kthehu