Mega operacione policore, në një rast zbulohen tri baza të kontrabandës me mallra të ndaluara si dhe në rastin tjetër konfiskohen armë dhe municion

Publikuar më: 03-08-2025 01:02
Prishtinë, 31 korrik 2025 Policia e Kosovës, Departamenti i Kufirit në kuadër të punës dhe angazhimeve policore në luftën ndaj krimit dhe kontrabandës ka realizuar dy mega operacione të suksesshme policore. Operacioni i parë policor u realizua nga Task Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje ( Policia & Dogana), ku pas një pune disa javore të mbështetur në informacione inteligjente operative, është goditur një rrjet i organizuar i kontrabandës, si dhe janë identifikuar e kontrolluar tri lokacione të dyshuara në qytetin e Ferizajt. Si rezultat i këtij aksioni të koordinuar dhe të suksesshëm, u sekuestruan sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, si më poshtë: Në lokacionin e pare janë sekuestruar; 290 kg duhan i përpunuar, 1.596 kg kavanoza me mjaltë (me dyshim industrial) dhe 14.000 copë filtera “Grand” Ndërsa në lokacionin e dytë janë sekuestruar; 80 kg duhan i përpunuar dhe 432 kg kavanoza me mjaltë (me dyshim industrial), Kurse në lokacioni e tretë janë sekuestruar; 410 kg duhan i përpunuar, 34.800 copë cigare “Drina”, 141 kg ambalazh letre për mbështjelljen e duhanit, 10.000 copë filtera “Grand”, 20.000 copë stikersa të RMV-së (dyshohet se ishin për banderolim fiktiv) si dhe 5 litra aroma për duhan. Kontrollet u realizuan me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal “Tregti e ndaluar”. Malli i sekuestruar është dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme ligjore. Vlera e mallrave të sekuestruara sipas vlerësimeve të para arrin mbi 30,000 €, kurse shmangia nga obligimet doganore dhe akcizë vlerësohet total rreth 50,000 €. Ky operacion paraqet një tjetër goditje të fortë ndaj rrjeteve të kontrabandës dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit të Policisë Kufitare të Kosovës për të garantuar rendin dhe ligjin në kufi. Policia Kufitare, përmes njësive të saj operative dhe inteligjente, mbetet e vendosur në luftën e pandërprerë kundër kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të vendit. Operacioni i dytë po ashtu është realizuar nga Departamenti i Kufirit, gjegjësisht nga Sektori i Hetimeve të cilët gjatë ekzaminimit të pajisjeve elektronike të një rasti të më hershëm dhe aktiviteteve operative në teren, ka siguruar të dhëna të besueshme se në dy lokacione të ndara në Mitrovicë Veri qytetarët posedojnë armë të kalibrave të ndryshëm. Me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe njëkohësisht është kërkuar urdhri për kontroll bastisje në dy lokacione. Gjatë kontrollit në lokacionin e parë janë sekuestruar : Një Armë AK 47 , një Pistoletë Zoraki, 174 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje shtesë te Ak47 dhe pajisje për pastrim të armëve. Ndërsa në lokacionin e dytë janë sekuestruar; Një pistoletë Ekol Special, 67 fishekë të kalibrave të ndryshëm, telefon celular, pjesë të ndryshme të armëve Vlen të potencohet se gjatë bastisjes në lokacion e dytë janë hasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave, ku pas konsultim me prokuroi pjesa e kriptovalutave është trajtuar nga Stacioni Policor në Zubin Potok dhe Dogana e Kosovës. Në konsultim me Prokurorin tre persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 i KPRK-së”, ku veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Ne vijim keni videon e dy operacioneve policore.https://www.facebook.com/share/v/15zUMSFT2f/
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu