Ekstradohet suksesshëm nga Gjermania në Kosovë, i kërkuari me urdhëresë gjykate

Publikuar më: 27-07-2025 01:02
Ekstradohet suksesshëm nga Gjermania në Kosovë, i kërkuari me urdhëresë gjykate Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë 24 Korrik 2025 Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë. I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit.. Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale. Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar dhe të zbatojë ligjin me përkushtim të lartë, në funksion të sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu