Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë menaxhon me sukses ‘turizmin malor’

Publikuar më: 27-07-2025 01:02
Prishtinë, më 24 korrik 2025Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) “Perëndimi” në Gjakovë pos angazhimeve në realizimin e objektivave për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit, ka kryer edhe aktivitete në mbikëqyrjen dhe identifikimin e personave turiste/alpinistëve që kalojnë në këmbë jashtë Pikave të Kalimit Kufitar në Republikën e Kosovës, e të cilët posedojnë kërkesa të aprovuar nga autoritetet përgjegjëse kosovare.Turizmi malor apo alpinizmi në Republikën e Kosovës nga shtetas të huaj, gjithë herë e më shumë po merr përmasa në rritje dhe falë edhe Policisë Kufitare të Kosovës ky turizëm është duke u mbikëqyrur dhe është duke u zhvilluar në suazat e një turizmi me rendësi dhe shumë domethënës, për pasqyrimin e Kosovës si një vend atraktiv dhe me bukuri të shumta për tu vizituar. Kështu, në zonën e DRPK-Gjakovë, nga fillimi i vitit 2025 deri tani, rreth 5000 persona kanë bërë kërkesa për këtë turizëm, e që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ka rritje rreth 15% të personave që e vizitojnë Kosovën për alpinizëm apo turizëm malor jashtë Pikave Kufitare vetëm në zonën e kësaj drejtorie.DRPK “Perëndimi” me njësitet e veta dhe në bashkëpunim shumë të mirë edhe me Policinë Kufitare të Republikës së Shqipërisë dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi, me anë të Planeve Operative dhe patrullimeve të përbashkëta, e bëjnë mbikëqyrjen e pikave të caktuara, sidomos në zonën e Bjeshkëve të Rugovës tek kufiri në mes të tri shteteve, për tu siguruar që personat kanë kërkesa të aprovuara nga autoritetet përkatëse, si dhe për të ju ofruar siguri dhe ndihmë eventuale këtyre turisteve që vizitojnë Kosovën. Gjatë gjithë këtij bashkëpunimi dhe bashkërendimi të aktiviteteve nuk është shënuar asnjë incident i mundshëm në menaxhimin e këtij turizmi malor/alpinizmi deri me tani. Prishtinë, më 24 korrik 2025 Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) “Perëndimi” në Gjakovë pos angazhimeve në realizimin e objektivave për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit, ka kryer edhe aktivitete në mbikëqyrjen dhe identifikimin e personave turiste/alpinistëve që kalojnë në këmbë jashtë Pikave të Kalimit Kufitar në Republikën e Kosovës, e të cilët posedojnë kërkesa të aprovuar nga autoritetet përgjegjëse kosovare. Turizmi malor apo alpinizmi në Republikën e Kosovës nga shtetas të huaj, gjithë herë e më shumë po merr përmasa në rritje dhe falë edhe Policisë Kufitare të Kosovës ky turizëm është duke u mbikëqyrur dhe është duke u zhvilluar në suazat e një turizmi me rendësi dhe shumë domethënës, për pasqyrimin e Kosovës si një vend atraktiv dhe me bukuri të shumta për tu vizituar. Kështu, në zonën e DRPK-Gjakovë, nga fillimi i vitit 2025 deri tani, rreth 5000 persona kanë bërë kërkesa për këtë turizëm, e që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ka rritje rreth 15% të personave që e vizitojnë Kosovën për alpinizëm apo turizëm malor jashtë Pikave Kufitare vetëm në zonën e kësaj drejtorie. DRPK “Perëndimi” me njësitet e veta dhe në bashkëpunim shumë të mirë edhe me Policinë Kufitare të Republikës së Shqipërisë dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi, me anë të Planeve Operative dhe patrullimeve të përbashkëta, e bëjnë mbikëqyrjen e pikave të caktuara, sidomos në zonën e Bjeshkëve të Rugovës tek kufiri në mes të tri shteteve, për tu siguruar që personat kanë kërkesa të aprovuara nga autoritetet përkatëse, si dhe për të ju ofruar siguri dhe ndihmë eventuale këtyre turisteve që vizitojnë Kosovën. Gjatë gjithë këtij bashkëpunimi dhe bashkërendimi të aktiviteteve nuk është shënuar asnjë incident i mundshëm në menaxhimin e këtij turizmi malor/alpinizmi deri me tani.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu