I dyshuari për tre vjedhje të rënda në Prizren bie në duart e Policisë
Publikuar më: 27-07-2025 01:02
Prizren, 24.07.2025
Me datë 23.07.2025, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për tre vepra penale të natyrës “Vjedhje e rëndë”.
Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeç, nga Prishtina. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim.
Veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të Policisë së Kosovës.
🔙 Kthehu