Botë
Lavrov lëshon deklaratën e re: Kontinenti evropian po na bën luftë, veprimet tona në Ukrainë janë thjesht vetëmbrojtje
Reklamë e Sponsorizuar
Kryediplomati rus, Sergey Lavrov, ka hedhur akuza të forta ndaj shteteve të Evropës, duke pohuar se ato janë të përfshira në një luftë të drejtpërdrejtë kundër Moskës përmes dërgimit të armatimit për Ukrainën.
Këto komente ai i bëri gj3çka zhvillimit të punimeve të forumit “Valdai”, i cili po mbahet në kryeqytetin rus, Moskë, ku theksoi se ky është realiteti i konfliktit aktual.
Në të njëjtën kohë, Lavrov i ka qujtur të pabazuara pretendimet se goditjet ruse ndaj anijeve tregtare që transportojnë furnizime ushtarake nga Perëndimi përbëjnë të ashtuquajturën “luftë hibride të fshehtë”.
Sipas shefit të diplomuarës ruse, operacionet e ushtrisë së tij në territorin ukrainas përbëjnë vetëm një masë vetëmbrojtëse, synimi kryesor i së cilës është asgjësimi i rreziqeve që i kanosen Federatës Ruse.
“Nëse e keni fjalën për shkatërrimin e infrastrukturës që, me mbështetjen e Perëndimit, regjimi nazist e përdor për luftë kundër Federatës Ruse, atëherë ne po e shtypim me forcë këtë kërcënim të drejtpërdrejtë”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij.
Kremlini vazhdimisht është munduar ta arsyetojë agresionin ushtarak ndaj Ukrainës si një hap të domosdoshëm për garantimin e sigurisë kombëtare, ndërsa Kievi zyrtar dhe aleatët e tyre perëndimorë e cilësojnë këtë ndërhyrje si një pushtim të paprovokuar dhe brutal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: