Sport
Kombëtarja synon fitoren e radhës ndaj San Marinos, statistikat favorizojnë kuqezinjtë për kalimin në Ligën B
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kërkojë mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ora 20:45, tri pikët e radhës në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen në transfertë me San Marinos, në kuadër të ndeshjes së dytë për Ligën C, një sfidë kjo që në letër paraqitet e kalueshme për skuadrën tonë.
Fitorja e mundshme në këtë përballje i shton ndjeshëm shanset e përfaqësueses shqiptare për të siguruar ngjitjen në Ligën B. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e njohur statistikore “footrankings”, e cila analizon përqindjet e kualifikimit për çdo kombëtare, Shqiperia udhëheq bindshëm këtë garë.
Më konkretisht, kuqezinjtë gëzojnë plot 89.9% të mundësive për t'u ngjitur një kategori më lart. Kjo shifër përfaqëson një avantazh prej rreth 36% më shumë krahasuar me Finlandën, e cila në sfidën e saj paralele kundër Bjellorusisë është ndalur në barazimin pa gola 0-0.
Ky ngërç i rivalit direkt i lë rrugë të lirë skuadrës sonë, e cila ka para vetes një mundësi të artë jo vetëm për të arkivuar suksesin e radhës, por edhe për të përmirësuar ndjeshëm bilancin e golavarazhit në këtë fazë të kompeticionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: