Sport
Start i furishëm i Tiranës, bardheblutë mposhtin pa probleme Lushnjën në ndeshjen e parë
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati Kombëtar i Volejbollit për femra ka ngritur siparin ditën e sotme, teksa sfida e parë e këtij sezoni ka vënë përballë Tiranën dhe Lushnjën.
Vajzat e kryeqytetit e kanë nisur rrugëtimin e tyre në edicionin e ri me një paraqitje fantastike, duke triumfuar pastër me rezultatin 3-0 ndaj kundërshtareve lushnjare.
Gjatë gjithë takimit, skuadra bardheblu ka ushtruar një dominim të plotë në parket, duke mos lejuar asnjë surprizë dhe duke e vënë nën kontroll lojën që nga minutat e para.
Epërsia e Tiranës u reflektua qartë edhe në shifrat e seteve, ku e para u mbyll me rezultatin e thellë 25-6. Edhe në dy fraksionet e tjera të lojës, vajzat bardheblu ruajtën të njëjtin ritëm, duke i fituar ato identikisht me shifrat 25-12.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: