Sport
Konfirmohet data dhe orari për derbin e madh të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të diel, sytë e sportdashësve do të jenë të szeqendruar te sfida më e rëndësishme e futbollit vendor. Partizani dhe Tirana do të përballen mes tyre në kuadër të javës së 6-të të kampionatit, në një duel që premton emocione të forta.
Klubi i kuq ka zyrtarizuar detajet e ndeshjes, e cila do të zhvillohet më 11 tetor, me fillim nga ora 18:30, në stadiumin modern “Air Albania”. Përballja mes dy rivalëve tëjetësorë do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.
Ndërkohë, drejtuesit e Partizanit kanë bërë publike edhe skemën e çmimeve të biletave për këtë supersfidë, duke ftuar tifozët e të dyja skuadrave të mbushin shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipet e tyre të zemrës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: