Aktuale
Tmerr në Vlorë: 43-vjeçari plagos me sëpatë 70-vjeçaren, e grabit dhe e përdhunon në banesë
Reklamë e Sponsorizuar
Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Akërni të Vlorës, ku një grua e moshuar dyshohet se është bërë viktimë e një sulmi brutal, grabitjes dhe dhunës ekstreme brenda shtëpisë së saj.
Sipas autoriteteve policore, ngjarja e rëndë është regjistruar më 26 shtator. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar me inicialet F. Y., banor i po atij fshati dhe fqinj në të njëjtin pallat me viktimën. Ai dyshohet se është paraqitur në banesën e 70-vjeçares dhe, pasi ajo i ka hapur derën, e ka goditur me sëpatë në zonën e kokës.
Pasi e ka lënë të moshuarën pa ndjenja, agresori ka kontrolluar ambientet e shtëpisë dhe ka arritur të vjedhë një shumë prej rreth 700 mijë lekësh të vjetra që ndodheshin brenda.
Hetimet paraprake të policisë ngrenë dyshime të forta se, para se t'ia mbathte nga vendngjarja, autori ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj gruas së pafuqishme.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, grupi hetimor ka pyetur viktimën për rrethanat e ngjarjes dhe ka siguruar provat materiale, duke sekuestruar sëpatën që dyshohet se u përdor për sulmin.
Ndërkohë, 43-vjeçari F. Y. është shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia, ndërsa veprimet hetimore vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se i dyshuari mund të jetë edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: