Sport
E ardhmja e Edon Zhegrovës: Tri skuadra vihen në ndjekje të yllit kosovar
Reklamë e Sponsorizuar
Edon Zhegrova po përballet me një situatë të vështirë te Juventusi, ku hapësirat për të treguar talentin e tij në fushë mbeten të kufizuara. Megjithatë, situata e tij aktuale ka zgjuar vëmendjen e disa klubeve të njohura, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë futbollistit një mundësi të re për t'u shprehur para se të hapet zyrtarisht afati kalimtar i janarit.
Sipas informacioneve më të fundit nga shtypi italian, janë të paktën tri klube që kanë shfaqur interesim konkret për të siguruar shërbimet e anësorit nga Kosova. Mes tyre spikat skuadra saudite Al-Ittihad, e cila kishte tentuar transferimin e tij ende pa përfunduar afati veror dhe, pas lëndimit të Roger Fernandes, ka intensifikuar sërish përpjekjet për ta afruar Zhegrovën në radhët e saj.
Megjithatë, futbollisti nuk e ka opsion vetëm largimin drejt Lindjes së Mesme. Për të janë të interesuara edhe klube me traditë në Evropë, si Monaco që bën pjesë në elitën e futbollit francez, Ligue 1, si dhe gjiganti turk Besiktas, që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij për të përforcuar repartin e ofensivës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: