Sport
Formë e lartë e Drilon Ramës, boksieri kosovar mposht bindshëm gjermanin Schawartz në Shtutgart
Reklamë e Sponsorizuar
Boksieri i njohur kosovar, Drilon Rama, ka regjistruar një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar serinë e tij të shkëlqyer të fitoreve në boksin profesionist pas triumfit ndaj kundërshtarit gjerman, Aro Schawartz.
Duelli, i cili u zhvillua në kuadër të mbrëmjes madhështore të sportit luftarak “Showdown for Legacy V” në qytetin gjerman të Shtutgartit, u mbyll në favor të Ramës, i cili mori një fitore të pastër përmes vendimit unanim të gjyqtarëve.
Gjatë përballjes, Rama tregoj vetëbesim të lartë dhe spektakël në ring, duke e provokuar herë pas here kundërshtarin, e madje duke e ftuar atë të godiste, ndërkohë që në disa çaste zgjodhi të luftonte pa gardë mbrojtëse.
Falë këtij rezultati pozitiv, boksieri kosovar e përmirëson bilancin e tij në tetë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke ruajtur kështu ecurinë e tij të paprekur dhe pa asnjë humbje në karrierën e tij profesioniste.
Ish-banori i njohur i “Big Brother VIP Kosova” po dëshmon një formë të shkëlqyer dhe një ngritje të vazhdueshme në karrierën e tij si boksier profesionist, ndërsa kujtojmë se më parë ai kishte bërë të inur se synimi i tij kryesor mbetet synimi për të luftuar për titullin e parë të rëndësishëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: