Politikë
“Pres drejtësi” – Isni Kilaj udhëton drejt Hagës në prag të shpalljes së vendimit gjyqësor
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryetari i Komunës së Malishevës dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka njoftuar se ditën e sotme është nisur drejt Hagës, pak ditë para se trupi gjykues të japë vendimin përfundimtar në procesin gjyqësor që lidhet me administrimin e drejtësisë.
Në këtë proces gjyqësor, krahas Kilajt, përfshihen në akuza edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Pak para se të nisatorej udhëtimi i tij, Kilaj ka publikuar disa momente fotografike me familjen, duke theksuar se ka besim tek drejtësia për vendimin që pritet të shpallet më 17 nëntor, duke filluar nga ora 10:00.
“Sot po nisem për në Hagë! Me 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Procesi në fjalë bazohet në aktakuzën e konfirmuar më 29 nëntor 2024, ku Thaçi dhe bashkëakuzuarit e tjerë ngarkohen me vepra penale që sipas pretendimeve kanë të bëjnë me tentativat e kundërligjshme për të ndikuar te dëshmitarët gjatë zhvillimit të gjykimeve për krime lufte.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: