Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

Publikuar më: 13-07-2025 01:02
Publikuar më: Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka ndodhur në rrugën Ejup Bajraktari. I dyshuari thuhet se fillimisht i ka penguar policët për ta arrestuar djalin e tij, i cili dyshohej për narkotikë, ndërsa më pas edhe i ka sulmuar fizikisht. Dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Raportohet se gjatë arrestimit të një personi të dyshuar për narkotik, babai i tij ka penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu