Sport
Nata e madhe e Ligës së Kombeve: Shqipëria kërkon historinë ndaj Bjellorusisë, supersfida në Ligën A
Reklamë e Sponsorizuar
Faza e grupeve e Ligës së Kombeve vjen mbrëmjen e sotme me xhiron e saj të fundit, e cila sjell përballje elektrizuese dhe përcaktuese për fatet dhe ambiciet e kombëtareve evropiane.
Sytë e sportdashësve mbarëshqiptarë do të jenë të szeqëruar nga Kombëtarja e Shqipërisë. Duke nisur nga ora 18:00, kuqezinjtë do a matin forcat me Bjellorusinë, në një duel jetik për kreun e Grupit C1.
Për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen historike në Ligën B, përfaqësueses shqiptare i mjafton qoftë edhe një barazim, ndërkohë që rivalët bjellorusë hyjnë në fushë me një synim të vetëm: triumfin për të rrëmbyer kreun e renditjes.
Në të njëjtën orë, për të nxehur atmosferën në të njëjtin grup, Finlanda do të përballet me San Marinon.
Fasheta e ndeshjeve të mbrëmjes do të hapet më herët, në orën 15:00, me dy sfidat e vlefshme për Grupin C2, ku Qipro do të presë Malin e Zi, kurse Letonia do të matet me Armeninë.
Megjithatë, pika kulminante e mbrëmjes futbollistike është rezervuar për orën 20:45, kur në skenë do të ngjiten gjigantët e Ligës A me katër superndeshje.
Programi fantastik rezervon duelin mes Belgjikës dhe Italisë, përplasjen mes Francës dhe Turqisë, sfidën tradicionale Kroaci-Çekisë, si dhe kryendeshjen epike mes Spanjës dhe Anglisë, e cila premton spektakl të garantuar në fushën e blertë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: