Botë
Akma të ashpra nga Elida Buqpapaj: Baton Haxhiu orienton televizionet në Tiranë, rrezik për sigurinë
Reklamë e Sponsorizuar
Gazetarja e njohur Elida Buqpapaj ka lëshuar një reagim të fortë publik, duke vënë në shënjestër strukturën e debateve televizive dhe mënyrën se the si funksionojnë mediat në Shqipëri.
Përmes një postimi të saj, ajo ka drejtuar akuza të rënda ndaj drejtuesve të ekraneve dhe opinionistëve të caktuar, ndërsa ka përmendur emrin e Baton Haxhiut dhe ka ngritur alarmin për rreziqet e mundshme ndaj sigurisë kombëtare.
Sipas Buqpapaj, situata e informimit në vend paraqet një tablo shqetësuese, ku ajo shton: “Jo më kot SHISH është drejtuar nga një person nën akuzë për tradhëti sepse për ndryshe televizionet e Tiranês, majtas e djathtas, që i injorojnë dhe i përjashtojnë gazetarët profesionistë nuk do të përfaqësohen nga një spiun i regjur i UDB-s, zyrtarisht i konfirmuar në vitin 2002 nga vetë kryekasapi i Ballkanit.”
Në vijim të reagimit të saj, gazetarja thekson se është një mjerim i vërtetë për hapësirën publike se si figura të caktuara ndikojnë në ekranet mbarëkombëtare: “Është mjerim kombëtar i informimit publik që drejtuesëve të programeve t'ju japë mend Baton Haxhiu i cili është si emërues i përbashkët i kastës së pseudoopinionistëve që gëlojnë në televizionet e shumta me financime të dyshimta, çka do të rrezikonte integritetin territorial të shtetit, nëse Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, por natyrisht ky kryeministër me Baton Haxhiun këshilltar, nuk ka gjasa të gëzojë kredibilitet tek Aleanca Verio-Atlantike, e cila sot më tepër se kurrë është e fokusuar tek siguria!”
Në fund të prononcimit të saj, Buqpapaj ka hedhur vështrimin edhe drejt zhvillimeve në Kosovë, duke e cilësuar realitetin atje si jo më pak shqetësues dhe duke shtruar një pyetje retorike: “Mjerisht edhe Kosova nuk mbetet prapa! Ku i ka institucionet e sigurisë!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: