Politikë
Eksperti i sigurisë, Avni Islami: Takimi i Listës Studentore me ambasadorin rus zbulon axhendën anti-Kosovë
Reklamë e Sponsorizuar
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka dalë me një reagim zyrtar pasi krerët e Listës Studentore në Serbi, Dejan Shoshkiq dhe Miodrag Kërmar, zhvilluan një takim me shefin e diplomacisë ruse në Beograd, ambasadorin Aleksandar Bocan-Harçenko.
Sipas Islamit, kjo ngjarje dëshmon qartësisht se kjo lëvizje politike mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-rus dhe në mbështetjen e vijës zyrtare të Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.
Ai ka vënë inë pah se mbështetja e hapur e Moskës ndaj Serbisë për statusin e Kosovës, si dhe premtimi i përfaqësuesve të listës se nuk do t'i bashkohen kurrë sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kremlinit, shfaqin qartë vazhdimësinë e aleancës tradicionale ruso-serbe.
Në vlerësimin e tij, ky partneritet i ngushtë përbën një element me peshë për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe për dinamikat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor.
Sjellja e dy zyrtarëve të rinj serbë konfirmon se orientimi i tyre politik synon thellimin e bashkëpunimit me Federatën Ruse, posaçërisht në qasjen e tyre armiqësore ndaj Republikës së Kosovës. Gjatë këtij bashkëbisedimi është rikonfirmuar mbështetja e Moskës për qëndrimet e Serbisë, ndërsa delegacioni studentor është zotuar se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë as në rast të ardhjes së tyre në pushtet.
Nga prizmi i mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të Kosovës, shqetësim mbetet fakti se Lista Studentore thjesht po përsërit vijën tradicionale të Serbisë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, duke kërkuar mburojë diplomatike te autoritetet ruse.
Ky lloj koordinimi i afërt ndërmjet Beogradit dhe Moskës në arenën ndërkombëtare ka për qëllim kryesor minimizimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës dhe bllokimin e forcimit të pozitës së saj në rrafshin global.
Në këtë linjë, ky zhvillim dëshmon se Lista Studentore nuk përfaqëson ndonjë alternativë apo kthesë demokratike, por vetëm një vazhdimësi të politikave të vjetra kundër shtetit të Kosovës dhe orientim drejt aleancave lindore.
Për rrjedhojë, ky qushtrim politik mbetet një tregues kyç që duhet pasur parasysh në analizat e sigurisë për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: