Botë
Trump zyrtarizon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale në “Superinteligjencë”
Reklamë e Sponsorizuar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zyrtarizuar me anë të një urdhri ekzekutiv ndryshimin e emërtimit të Inteligjencës Artificiale, duke e pagëzuar atë tash e tutje si “superinteligjencë”.
Gjatë fjalës së tij në Kombet e Bashkuara javën e kaluar, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte shprehur preferencën e tij për këtë term në krahasim me shkurtimin e njohur “AI”, duke argumentuar se tingëllon dukshëm më mirë dhe pasqyron më saktë realitetin e kësaj teknologjie.
Në njoftimin e bërë ditën e sotme, lideri amerikan bëri të ditur se e ka diskutuar këtë çështje edhe me homologun e tij kinez, Xi Jinping, duke pohuar se ky i fundit e ka mirëpritur me entuziazëm emërtimin e ri.
Duke arsyetuar vendimin, Trump theksoi se termi “artificial” nuk i përshtatet kësaj fushe. “Kur thoni inteligjencë artificiale, ajo është artificiale. Kjo nuk është e tillë. Kjo është inteligjencë ekstreme, është inteligjencë superiore. Është supreme”, u shpreh ai.
Më tej, ai shtoi se fjala “super” mbetet zgjedhja më e përshtatshme dhe më e lehtë për t'u përdorur, çka solli edhe vendimin përfundimtar që teknologjia në fjalë të thirret zyrtarisht “superinteligjencë”.
Në një moment të konferencës, presidenti amerikan e vuri terminologjinë e deritanishme në një linjë krahasimi me atë të “lajmeve të rreme”, ndërsa nuk ngurroi të bënte edhe një batutë me gazetarët e pranishëm, duke thënë me shaka se “mund t’i quante edhe ata artificialë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: