Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Brazili refuzon Barcelonën: Raphinha mbetet i grumbulluar pavarësisht pezullimit

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 22:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Brazili refuzon Barcelonën: Raphinha mbetet i grumbulluar pavarësisht pezullimit
Shpresat e Barcelonës për një rikthim të hershëm të Raphinhas në ambientet stërvitore të klubit janë shuar. Ndonëse sulmuesi brazilian u ndëshkua me karton të kuq në miqësoren kundër Japonisë për shkak të protestave, gjë që e përjashton atë automatikisht nga sfida e radhës ndaj Singaporit, përfaqësuesja e Brazilit ka marrë vendimin që ta mbajë lojtarin në grup. Në media qarkulluan zëra se Federata Braziliane e Futbollit mund ta lejonte futbollistin të kthehej më parë në Spanjë, duke qenë se ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së martës në Singapor. Megjithatë, kjo hipotezë është hedhur poshtë nga drejtori ekzekutiv i Federatës, Rodrigo Caetano. “Raphinha qëndron. Në parim, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Nuk ka asnjë arsye që ai të largohet, pasi ai është një nga figurat kryesore të ekipit tonë”, ka deklaruar Caetano, duke konfirmuar sendryshe nga praktikat e zakonshme të bashkëpunimit mes klubeve dhe kombëtareve, lojtari nuk do të lirohet. Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga stafi i Barcelonës. Përveç rrezikut të ndonjë lëndimi të mundshëm gjatë stërvitjeve në Singapor, klubi katalanas është i shqetësuar edhe për formën fizike të lojtarit. Raphinha do të mund të niset drejt Spanjës vetëm pas përfundimit të ndeshjes ndaj Singaporit. Distanca prej rreth 11 mijë kilometrash mes Singaporit dhe Barcelonës do të sjellë një udhëtim tejet rraskapitës për brazilianin. Me t’u kthyer, ai do të ketë shumë pak kohë për t’u rikuperuar përpara ndeshjes vendimtare që Barcelona e zhvillon të dielën kundër Villarrealit. Edhe pse pjesëmarrja e tij në këtë përballje nuk është përjashtuar, logjistika e lodhshme e bën situatën mjaft të komplikuar për yllin e Barcelonës, i cili do të kishte preferuar një rikthim të menjëhershëm në bazë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar