Sport
Aksion humanitar në BQK: Stafi i bankës qendrore bashkohet për dhurimin vullnetar të gjakut
Reklamë e Sponsorizuar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka ndërmarrë një nismë humane duke organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut nga ana e stafit të saj, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Sipas njoftimit zyrtar, ky aktivitet u ndërmarr në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm të institucionit për të nxitur vlerat njerëzore dhe ndërgjegjësimin shoqëror ndaj nevojave të komunitetit.
Punonjësit e BQK-së iu përgjigjën masivisht thirrjes për këtë mision solidar, duke dhuruar gjak dhe duke dhënë kështu një kontribut të çmuar për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve në nevojë.
Duke inauguruar këtë ngjarje, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, shprehu vlerësimin e tij për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar nga stafi, duke vënë inë pah peshën e solidaritetit dhe detyrimit qytetar ndaj shoqërisë.
Ai u shpreh se, krahas standardeve të larta profesionale dhe përmbushjes së misionit ligjor të institucionit, BQK mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave si integriteti, ndershmëria dhe përgjegjësia sociale brenda strukturave të saj.
“Dhurimi vullnetar i gjakut është një akt i veçantë humanizmi, që e shndërron solidaritetin në kontribut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, ka theksuar Ismaili.
Nga ana e saj, BQK sqaroi se kjo fushatë përkon plotësisht me dimensionin social të parimeve ESG, të cilat janë pjesë përbërëse e Planit Strategjik të institucionit, duke synuar gjithmonë forcimin e përgjegjësisë shoqërore dhe mbështetjen e nismave në shërbim të publikut.
Gjatë këtij organizimi, institucioni ka përcjellë falënderime të sinqerta për Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për partneritetin e deritanishëm, si dhe ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e palodhur të stafit mjekësor.
Po ashtu, BQK ka falënderuar gjithë personelin e saj për angazhimin, duke garantuar se do të vazhdojë të promovojë një kulturë të brendshme të udhëhequr nga profesionalizmi, integriteti, solidariteti dhe kujdesi ndaj shoqërisë.
“Dhuro gjak, shpëto jetë!”, ishte mesazhi përmbyllës i këtij aktiviteti solidar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: