Aktuale
Gjuhë seksiste ndaj kërkesës së shtetasit amerikan, suspendohet punonjësi i kompanisë së taksive
Reklamë e Sponsorizuar
Një skandal me përmbajtje seksiste ka ndodhur gjatë komunikimit mes një punëtori të kompanisë “Hej Taxi” dhe një shtetasit amerikan, i cili kishte kërkuar një shoferfemër për bashkëshorten e tij. Incidenti dyshohet se është regjistruar në datat 21-22 shtator, rreth orës 04:00 të mëngjesit. Klienti kishte kërkuar që partnerja e tij të transportohej nga aeroporti ekskluzivisht nga një grua, pasi ajo nuk ndihej e sigurt të udhëtonte e vetme me një shofer mashkull.
Megjithatë, në vend që të ofrohej një zgjidhje profesionale për shqetësimin e klientit, përgjigja nga një prej operatorëve të bazës së kompanisë ka qenë fyese. Sipas dëshmive, punonjësi në fjalë është shprehur se sikur femrat të punonin në atë orë, ai vetë do të ulej në sediljen e pasagjerit për “t’ua gjuajtur”.
Në fazën e parë të shqyrtimit, nga kompania deklaruan se e kishin marrë seriozisht ankesën, por se në bazën e tyre të të dhënave nuk kishin konstatuar ndonjë komunikim të papërshtatshëm të datës 22 shtator 2026. Megjithatë, pas kërkesës së tyre, atyre iu përcjellën dëshmitë konkrete të bisedës.
Pas verifikimit të materialeve të siguruara, drejtuesit e kompanisë morën masën e menjëhershme të suspendimit nga puna për punonjësin e përfshirë. Sipas përgjigjes zyrtare, pavarësisht pretendimeve të vetë punëtorit se nuk kishte pasur qëllim të keq, vendimi për pezullimin e tij mbetet në fuqi.
Kompania ka kërkuar që t'i përcillet kërkimfalja e sinqertë ankuesit, duke theksuar se janë ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen dhe për të garantuar shërbim cilësor për çdo klient.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: