Terroristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin

Publikuar më: 07-07-2025 02:01
Publikuar më: Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk po zmbrapset. Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sergjan Millivojeviq, tha se ia ka dorëzuar BE-së një listë me emra e mbiemra të policëve të cilët sipas tij, kanë shkelur ligjet për shkak të ndërhyrjeve brutale. Deputeti opozitar tha se me këtë listë thërrasin BE-në që policëve të shtetit të tij e që janë të renditur aty të ju ndalohet hyrja në 27 shtetet e unionit evropian. Kurse një listë, ndonëse jo-zyrtarisht është përpiluar dhe qarkullon, edhe me emrat e mbiemrat e  afër 200 persona të cilët  tash e sa muaj po i bëjnë roje fizike Vuçiqit. Në këtë listë që ende nuk është zyrtare figurojnë edhe emrat e disa terroristëve që morën pjesë në agresionin në Banjskë dhe ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për ta.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu